Faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve NULL NULL 28.05.2019 13:30 28.05.2019 13:30 Rënia e flokëve mund edhe të trashëgohet, në rast se njëri nga prindërit vuan nga rënia e flokëve kjo gjë transmetohet edhe tek fëmija. Rënia fillon përafërsisht nga mosha 20 vjeçare por kjo vërehet kur personi arrin të 30-tat, transmeton Klan Kosova. Por përveç trashëgimit ka edhe disa tjerë faktorë që shkaktojnë rënien e flokëve: Stresi Stresi është njëri ndër faktorët kryesor për rënien e flokëve. Bile duke pas arsye stresin flokët bien në të gjitha zonat ose mund të lokalizohet në mënyrë rrethore. Sëmundjet e ndryshme Mund të ndodh shpesh se flokët mund të fillojnë të bien pas kalimit të ndonjë infeksioni, etheve të forta, operacioneve e arsye tjera. Në këto raste vetëm korrigjimi i disekulibrit mund të evitojë rënien e flokëve. Pakujdesia Keqtrajtimi i flokëve me trajtime kozmetike që kanë cilësi të keqe mund të bëjnë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokëve është edhe larja e shpeshtë ose tharja e tyre pasi që bëjnë të mundur këputjen e flokëve dhe mund të bëjnë disekuilibrim në shtresën e yndyrshme të flokëve.