Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fakte interesante nga Olimpiada Dimërore 1960

NULL NULL
nga Shpend Spahija 18.02.2021 16:38

Më 18 shkurt 1960 ishte dita e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, që u mbajtën në Squaw Valley të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky resort, që ishte i pazhvilluar deri në vitin 1956, për katër vjet arriti që ta ndërtonte infrastrukturën adekuate për zhvillimin e garave me investim 80 milionë dollarësh.

Në këto lojëra që zgjatën 12 ditë morën pjesë 665 atletë, prej të cilëve 521 meshkuj dhe 144 femra, nga 30 shtete të ndryshme në katër sporte që u ndanë në gjithsej 27 disiplina.

Sporti i vetëm që u zhvillua në ditën hapëse ishte hokeji ku në fund “Medaljen e Artë” e fitoi Amerika.

Sportet që debutuan në këtë Olimpiadë ishin biathlon dhe patinazhi i shpejtë tek femrat.

Krahas hokejit, biathlonit dhe patinazhit, skijimi ishte sporti tjetër ku garuan atletët.

Ata nga Bashkimi Sovjetik ishin më të suksesshmit për arsye se u kthyen në shtëpi me 21 medalje, nga të cilat shtatë të arta, pesë të argjenda dhe nëntë të bronzta.

Lidiya Skoblikova dhe Yevgeny Grishin, që vinin nga ky vend, ishin më të dalluarit nga të gjithë, pasi fituan më së shumti “Medalje të Arta” (nga dy secili) në patinazh të shpejtë.

Komiteti Organizativ për 50 mijë dollarë i’a shiti të drejtat e transmetimit televizionit “CBS” nga të cilët në një rast u kërkua që të përsëritej xhirimi i një rasti të dyshimtë të garës.

Dhe nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1960, që ishin të tetat me radhë, lindi ideja për atë që sot në ngjarjet sportive njihet si ‘repriza e menjëhershme e rasteve’.

lajme të ngjashme