Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fajon shpreson se dialogu dhe vizat do të zgjidhen gjatë këtij mandati të PE-së

NULL NULL
14.02.2019 11:34

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se shpreson se dialogu dhe vizat e  kosovarëve të zgjidhen brenda këtij mandati të drejtuesve të Parlamentit Evropian.

“Unë me të vërtetë shpresoja që të dyja – Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vizat për qytetarët e Kosovës – do të zgjidhen në këtë mandat. Në vend të kësaj, të dyja janë ende të bllokuara! I bëj thirrje të gjithë personave përgjegjës që të veprojnë”, tha ajo.

Eurodeputetja këto deklarata i bëri në Strasburg të Francës në takimin e gjashtë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë.

Në këtë takim po marrin pjesë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 sish nga Kuvendi i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Temat që po diskutohen atje  Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë si dhe liberalizimi i vizave.

 

 

lajme të ngjashme