Fadil Shurdhaj: Prokuroria dhe shteti e dinë kush i ka fryrë listat e veteranëve NULL NULL 14.09.2018 18:53 14.09.2018 18:53 Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka folur në lidhje me aktakuzën për listat e veteranëve të ngritur sot nga Prokuroria Speciale, ku është i përfshirë edhe vetë. I inkuadruar me telefon në Info Magazine në Klan Kosova, Shurdhaj tha se si anëtar i komisionit ka përfaqësuar shoqatën e invalidëve të luftës e cila nuk ka bërë verifikim të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve. “Jam në dijeni për aktakuzën, sapo u njoftova nga rrjetet sociale. Askush nuk na ka njoftuar përpos njëherë që kam qenë në prokurori dhe jam takuar me Elez Blakajn. Blakaj është dashtë të jetë aty dhe të përballemi me aktakuzën. Unë si anëtar i këtij komisioni kam përfaqësuar shoqatën e invalidëve të luftës që nuk ka bërë verifikim të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve”. “Prokurori është dashtë t’i gjejë të gjithë ata që po flitet se ne i kemi fry listat. Unë s’e kam fryrë listën dhe nuk kam nënshkruar asnjë të tillë. Të gjithë ata që i kanë fryrë listat, që pretendohet se ende nuk dihen, ato i vërtetojmë, Gjykata i vërteton, ne jemi pro t’i gjejmë a janë fryrë a jo”. “S’kam qenë në asnjë brigadë dhe nuk marrë përgjegjësi. Në këtë proces kanë përfituar politikisht, por ne si komision nuk kemi bërë asnjë aplikacion, numrat na erdhën nga brigadat dhe zonat operative, asgjë tjetër”. “Nuk ka përfunduar procesi, nuk kemi nënshkruar. Le ta trajtojë prokuroria a është ai numër, ne s’kemi nënshkruar numër përfundimtar. Unë do të bashkëpunoj me drejtësinë”. “Nuk ka drejtësi në Kosovë, sepse prokuroria, policia dhe shteti e dinë kush e ku janë fryrë numrat. Policisë dhe prokurorisë po ia lëmë t’i gjejë ku janë fryrë listat, do të flasim në gjykatë dhe do t’ia lëmë kohës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 4 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë