Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook zbulon personat që duan të vetëvriten

NULL NULL
01.03.2017 14:45

Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka filluar ta shfrytëzojë inteligjencën artificiale për t’i identifikuar përdoruesit që rrezikojnë ta vrasin veten.

Ky rrjet social ka zhvilluar algoritme përmes së cilave mund t’i spikasin postimet e anëtarëve dhe të miqve të tyre që komentojnë aty, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shefi i linjës së ndihmës tha që ky veprim nga ana e tyre ishte jo vetëm ndihmues por edhe kritik.

Momentalisht ky program po testohet vetëm në Amerikë dhe e shënon përdorimin e parë të teknologjisë AI për t’i rishikuar mesazhet në Facebook.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg lajmëroi muajin e kaluar që ai po ashtu shpreson se këto algoritme mund të shfrytëzohen për t’i identifikuar edhe postimet e terroristëve.

 

lajme të ngjashme