Facebook vazhdon të zgjerohet NULL NULL 18.03.2016 09:10 18.03.2016 09:10 Shumica e diskutimeve që lidhen me strategjinë e biznesit të Facebook janë të lidhura me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Europën, ndoshta edhe me të drejtë – këto tri shtete paraqesin 75% të të ardhurave të rrjetit më të madh social në botë. Por shpejtësia me të cilën është duke u rritur Facebook në regjionin e Azi-Paqësorit sugjeron që ky treg mund të bëhet shumë më i rëndësishëm në të ardhmen, transmeton Klan Kosova. “Potenciali i Azi-Paqësorit është më i madh se i cilido regjion sepse aty jetojnë 2/3 e popullsisë së botës”, ka thënë zv.presidenti i Facebook për Azi dhe Paqësor Dan Neary. Megjithëse të ardhurat nga ky rajon nuk janë shumë të mëdha, në raport me ato tjerat, baza e përdoruesve të Azi-Paqësorit tregon rëndësinë që ka tregu. Facebook ka 1,59 miliardë përdorues aktiv, nga të cilët 540 milionë janë të këtij regjioni, ose më shumë se 1/3 e shfrytëzuesve. Kjo ka bërë që gjiganti i rrjeteve sociale të mendojë për zgjerim në këtë treg, duke llogaritur të gjithë gamën e gjerë të përfitimeve që ofron një treg në rritje si ai i Azi-Paqësorit.