Facebook ridizajnon videoshërbimin NULL NULL 11.07.2015 11:55 11.07.2015 11:55 Me qëllimin për të afruar sa më shumë platformën me përdoruesit, Facebook ka vendosur që të ridizajnojë shërbimin e videove. Gjigandi Facebook është duke punuar që të krijojë një mënyrë të re të shtimit të videove brenda platformës. Rrjeti më i madh social në botë tash e sa vite është më shumë se vetëm nëj i tillë, duke u kthyer në një platformë që bashkon miqtë dhe familjarët. Për këtë ka kohë që ka marrëveshje me autorë, publikues dhe redaksi të ndryshme që ngarkojnë përmbajtjet e tyre origjinale në rrjet duke u dhënë përdoruesve një dimension tjetër. Këtë sistem kompania është duke provuar që ta integrojë edhe në përmbajtjet video, të cilat do të përzgjidhen nga ekspertë të fushës, ndërsa të ardhurat do të ndahen me kompanisë dhe autorëve të atyre përmbajtjeve.