Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook aksidentalisht deklaroi gjendje lufte në Filipine

NULL NULL
13.06.2016 13:20

Për të festuar Ditën e Pavarësisë në Filipine të këtij viti, Facebook, ka krijuar një flamur për ta ndarë për të gjithë përdoruesit shtetas të tillë në rrjetin social.

Për fat të keq, flamuri deklaronte që vendi është në luftim, njofton Klan Kosova.

Siç raporton Philipine Star, grafiku festiv që e publikoi kompania Facebook, paraqiste një imazh të flamurit të Filipines me një skemë të ngjyrave të përmbysura – të kuqe në krye dhe blu në pjesën e poshtme, njofton Klan Kosova.

vb cb

Ndërkohë sipas ligjit në Filipine, flamuri duhet të shfaqet me një konfigurim të tillë vetëm gjatë kohës së luftës.

Ndërsa në kohë paqeje ai duhet të valëvitet në të kundërtët, ngjyrë blu në krye ndërsa e kuqe në pjesën e poshtme, njofton Klan Kosova.

Philippines_flag

Përdoruesit e Facebook, vërejtën shumë shpejt gabimin tek butoni i njoftimeve këtë të dielë dhe si të tillë vënë në dukje gabimin që u bë nga Facebook, duke e publikuar në të gjitha mediat.

 

 

lajme të ngjashme