Fabregasi ia hap dyert Dele Allit nga janari NULL NULL 16.12.2024 14:03 16.12.2024 14:03 Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ia ka hapur dyert Dele Allit. Legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës ka thënë që Alli mund të stërvitet me klubin e tij që nga janari. Ish-përfaqësuesi i Anglisë po synon të ringjallë karrierën e tij pas viteve të errëta. Së fundmi ai, ndonëse pa klub, është lejuar të stërvitë me ish-skuadrën e tij, Evertonin.