Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FA Cup përballë Manchesterin e kuq me Fulhamin, kurse i kaltërti ka punë pak më të lehtë ndaj Playmouth

NULL NULL
28.02.2025 16:08

Skuadrat elitare angleze, këtë vikend nuk e luajnë xhiron e radhës në Premier League.

FA Cup është kryefjala e futbollit ishullor, duke nisur nga e premtja, njofton Klankosova.tv.

Aston Villa luan nesër kundër uellsianëve të Cardiff, ndeshje kjo e cila nis nga ora 13:00.

Bournemouth – Wolves dhe Manchester City – Playmouth, janë ballafaqimet e së shtunës.

Dueli i parë nis në 13:15, kurse i dyti në 18:45.

Të dielen zhvillohen dy përballjet më të balancuara, të paktën në letër.

Në ora 13:00, Newcastle është nikoqire e Brightonit, kurse në ora 16:00, Manchester United luan në “Old Trafford”, kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv.

Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni në kanalet sportive, brenda platformës Art Motion!

 

lajme të ngjashme