F1, Vettel: Kam besim tek e ardhmja NULL NULL 11.08.2015 21:30 11.08.2015 21:30 Formula 1 do të rikthehet në datën 23 gusht, me Çmimin e Madh të Belgjikës, dhe Sebastian Vettel mezi po pret të arrijë të tjera fitore me Ferrarin, pas asaj të Hungarisë. Piloti gjerman bëri këtë bilanc për fazën e parë të këtij sezoni: “Gjysma e parë ishte fenomenale nëse e krahasojmë me vitin e kaluar. Makina është shumë më e mirë dhe pjesëtarët e skuadrës kanë një moral të lartë. Po përmirësohemi ditë pas dite”. Vettel shtoi: “Projekti i Ferrarit është premtues dhe kam besim tek e ardhmja. Mendoj se Ferrari ka bërë hapa të mëdha përpara, më shumë sesa ekipet e tjera. Nuk e di pse na kritikojnë kaq shumë. Jemi të kënaqur dhe krenarë për atë që kemi arritur të bëjmë deri tani”.