Evropa Krijuese, fitojnë 5 shtëpi botuese NULL NULL 22.07.2015 16:00 22.07.2015 16:00 Pjesëmarrje e suksesshme e Shqipërisë në thirrjen "Përkthime letrare" të Programit Evropian "Evropa Krijuese". Shërbimet e Komisionit Evropian, njoftuan që, nga 15 shtëpi botuese që paraqiten projekt propozime në këtë thirrje, 5 prej tyre janë përzgjedhur fituese, me një vlerë totale prej 308743.68 euro të financuara nga Bashkimi Evropian. Ministria e Kulturës, tashmë në vitin e dytë si pjesëmarrëse e këtij programi evropian përgezon shtëpitë botuese fituese në këtë thirrje.