Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evropa do të furnizohet me 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në shtator të 2021-ës

NULL NULL
28.12.2020 19:41
A member of the medical staff takes off from a cardboard box phials containing the doses of the Pfizer-BioNTech Covid-19 vaccines during their defrozen operation at the UZ Leuven Hospital, in Leuven on December 27, 2020 as Belgium prepares to start tomorrow its national vaccination campaign to fight against the spread of the novel coronavirus. (Photo by Frederic Sierakowski / POOL / AFP) (Photo by FREDERIC SIERAKOWSKI/POOL/AFP via Getty Images)

Shpërndarja e 200 milionë dozave të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është planifikuar të përfundojë deri në shtator 2021.

“Komisioni dhe Shtetet Anëtare po punojnë për të aktivizuar 100 milion doza shtesë” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për CNN, transmeton Klan Kosova

Në nëntor, Komisioni Evropian përfundoi një kontratë me Pfizer për 300 milionë doza.

Dërgesat e para të vaksinave u dorëzuan në vendet në Evropë më 26 dhjetor, një ditë përpara ditës së parë të vaksinimeve në BE të dielën më 27 Dhjetor.

“Dorëzimet e kësaj vaksine do të vazhdojnë në dhjetor dhe mbi një bazë të qëndrueshme javore gjatë muajve në vijim,” i tha zëdhënësi CNN.

“Shpërndarja do të fillojë në mënyrë progresive. Vaksinat do të fillojnë t’u jepen grupeve prioritare të identifikuara nga Shtetet Anëtare,” vazhdoi ai, duke theksuar se furnizimet e vaksinave pritet të rriten me kalimin e kohës me miratimin e parashikuar rregullator të kandidatëve shtesë të vaksinave.

“Për shumicën e kontratave të lidhura, shumica e dërgesave parashikohet të përfundojnë në 2021. Sipas disa kontratave, dërgesat e para pritet të fillojnë tashmë në tremujorin e parë të 2021,” shtoi zëdhënësi.

Përveç kontratës së tij me Pfizer/BioNTech, Komisioni Evropian gjithashtu ka vendosur kontrata me:

AstraZeneca (400 milionë doza)
Sanofi-GSK (300 milionë doza)
Johnson & Johnson (400 milionë doza)
CureVac (405 milionë doza)
Moderna (160 milionë doza)

 

lajme të ngjashme