Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evans tregon se si i kalon mbrëmjet e së shtunës (VIDEO)

NULL NULL
11.08.2021 17:36

Chris Evans sapo zbuloi se si i kalon netët e së shtunës dhe duhet ta pranojmë … jemi fansa të mëdhenj të kësaj videoje që sapo postoi!

Ylli 40-vjeçar i Marvel publikoi videon në llogarinë e tij në Instagram, e cila ka marrë mbi 3 milion pëlqime në rreth 15 orë, dhe e cila ka të bëjë me qenin e tij Dodger.

“Vazhdimisht shihja video të këtyre butonave të prekjes për qentë, kështu që mendova ta bëja edhe unë një”

Dodger kishte një buton para tij që mund ta shtynte me putrën e tij. Kur shtypet butoni, një zë i automatizuar thotë fjalën “ushqim”.

“Pas disa ditësh stërvitjeje, ai filloi t’i lidhte pikat. Kjo video është e disa ditëve më parë kur ai sapo kishte filluar të kuptonte se butonat janë butona. Ai tashmë ka bërë kaq shumë përparim dhe unë qesh me zë të lartë sa herë që e dëgjoj të shtypë. Mendova se “ushqim” do të ishte më i përdoruri. Rezulton se është “lojë” dhe e dua për këtë”.

Evans e përfundoi mesazhin e tij me: “Kjo është ajo që bëj të shtunave në mbrëmje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Evans (@chrisevans)

lajme të ngjashme