Europa League vjen me dy gjysmëfinale - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Europa League vjen me dy gjysmëfinale

NULL NULL
07.05.2015 19:50

Sevilla dhe Fiorentina përballen sonte në rrethin e parë në gjysmëfinalen e Europa League.

Të dy skuadrat radhiten në pozitën e pestë në ligat ku ato garojnë, atë të Spanjës, respektivisht të Italisë.

Të dyja janë duke luftuar që të fitojnë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kurse fitorja në këtë fazë do t’i afrojë një hap para drejt finales së Varshavës, që zhvillohet me 27 maj.

Kurse në duelin tjetër do të ndeshen Napoli dhe Dnipro.

Napoli pozicionohet në vendin e katërt në Serie A, kurse Dnipro pozicionohet i dyti, me 6 pikë pas Dynamo Kiev në ligën ukrainase.

Të dyja kanë statistika shumë të mira, por në drejtime të ndryshme, Napoli është skuadra që prin në Europa League me 25 gola të shënuar, kurse Dnipro ka të pranuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit në ligë.