EuroBasket U-18, Kosova i mëson kundërshtarët e saj NULL NULL 24.07.2024 14:06 24.07.2024 14:06 EuroBasket U-18, Kosova i mëson kundërshtarët e saj Kanë mbetur edhe dy ditë prej fillimit të EuroBasketit për grupmoshën U18. Kjo garë do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, e aty do të marr pjesë edhe Kosova. “Dardanët” do të ketë punë me Kombëtare si Estonia, Hungaria, Zvicra, Islanda e Polonia. Djelmoshat kosovarë tashmë e kanë mësuar edhe orarin e zhvillimit të ndeshjeve. Sefte do t’ia bëjnë kundër Estonisë, të premten e 26 korrikut, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv Të rinjtë tanë pastaj, do të përballen me Hungarinë, Zvicrën, Islandën e Poloninë. Të gjitha këto ndeshje, Kosova do t’i luaj për një afat gjashtë ditorë. Eurobasketi për Divizionin B për U18 që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të nis nga 26 korriku deri më 4 gusht.