Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EULEX-i dhe KFOR-i forcojnë gatishmërinë për rastet emergjente

NULL NULL
05.02.2026 15:13

Të mërkurën, pjesëtarët e NJPS-së të EULEX-it në bashkëpunim me KFOR-in, mbajtën ushtrime teorike dhe praktike për Air MEDEVAC (evakuim mjekësor ajror) në Kampin Bondsteel.

Në njoftimin zyrtar thuhet se këto trajnime kishin për qëllim fuqizimin e bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta, transmeton Klankosova.tv.

“Në gatishmëri për të reaguar! Më 4 shkurt, pjesëtarë të NJPS-së të EULEX-it dhe njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për Air MEDEVAC (evakuim mjekësor ajror) në Kampin Bondsteel me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme