Estonia zbulon trajektoren e fluturimit të avionëve rusë të përfshirë në inkursion NULL NULL 20.09.2025 14:17 20.09.2025 14:17 Ministria e Mbrojtjes e Estonisë ka zbuluar rrugën e fluturimit të tre avionëve luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit. “Shkelja” ndodhi mbi Gjirin e Finlandës, në veri të kryeqytetit Talin, thanë nga Ministria e Mbrojtjes. Aty shpjegohej se MiG-31-shët ruse fluturuan “paralelisht me kufirin shtetëror nga lindja në perëndim”. Ata hynë më pak se 10 km në hapësirën ajrore të Estonisë./Klankosova.tv