Estetika, e bukura dhe njeriu NULL NULL 24.02.2016 18:39 24.02.2016 18:39 E bukura si kategori estetike, të prek në emocion dhe krijon ndjeshmëri, sensibilitet, e ndodhur në çdo cep të sferës materiale dhe asaj jomateriale, në botën universale të artit. Me të bukurën në art, kuptojmë një vendosje të pakontestueshme të harmonisë, të pjesëve përbërëse të saj dhe të masës Arti muzikor, historikisht është ndër predispozitat primare të arritjeve intelektuale të njeriut – pjesë e rëndësishme e ndryshimeve dhe orientimit spiritual-estetik. Gjendja e përgjithshme artistike evoluoi ndër shekuj duke u bërë pjesë e rëndësishme e artit. Muzika është art kompleks (gjuha muzikore është abstrakte për t’u konkretizuar) e përbërë prej komponentëve dhe pjesë përbërëse e kategorive estetike. Muzika paraqet modelimin intelektual, me bazë të shprehurit spiritual – produkt i imagjinatës dhe mjeshtërisë. Bota e artit është e kategorizuar përmes dukurive dhe fenomeneve përcjellëse. Prof. dr. Fatmir Hysi thekson: Kategoritë estetike janë bashkësi dukurish të ngjashme, të cilat u përkasin sferave materiale, por edhe atyre jomateriale e që krijojnë për rrjedhojë, një pamje unike të botës estetike. Në aspektin estetik, dukuritë estetike janë të renditura dhe të klasifikuara sipas estetëve – mendimtarëve – filozofëve në pikëpamje të ndryshme. Njëri ndër estetët, i cili dha një ndër kategorizimin më të saktë, është esteti francez Sharl Lalo, në librin e tij “Nocione të Estetikës“, i cili thekson: Janë tri grupime të mëdha, të cilat karakterizohen sipas cilësisë dhe shkallës së harmonisë që zotërojnë përbërësit e tyre. Në rend të parë janë dukuritë e një harmonie të poseduar, dhe këtu nënkupton: “të bukurën”, “të madhërishmen”, dhe “graciozen”. E bukura si kategori estetike, të prek në emocion dhe krijon ndjeshmëri, sensibilitet, e ndodhur në çdo cep të sferës materiale dhe asaj jomateriale, në botën universale të artit. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.