Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eshtrat e një dinosauri pritet të shiten 4-6 milionë dollarë

NULL NULL
11.07.2024 15:10
Stegosaurus
Një skelet stegosaurus shfaqet në Sotheby's në Nju Jork, e mërkurë, 10 korrik 2024. Foto | AP

Eshtrat e skeletit pothuajse të plotë të një kafshe nga familja e dinosaurëve, pritet të shiten nga 4 deri në 6 milionë dollarë, në një ankand të kompanisë së njohur Sotheby’s, në Nju Jork.

Kafsha, të cilës i është dhënë emri “Apeks”, besohet se ka jetuar 161 milionë vite më parë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ky stegosaurus besohet të jetë një gjallesë ekstremisht e rrallë, pasi ekspertët e tyre nuk kanë mundur të identifikojnë më shumë se 8 ose 9 të tilla, në krejt botën ndërsa pretendohet se është njëri nga tre dinosaurët më të popullarizuar të të gjitha kohëve.

“Apeks” u zbulua në maj 2022 në zonën Morrison Formation, në shtetin amerikan të Kolorados. Procesi i ekskavimit të tij përfundoi në tetor 2023.

Ankandi për këtë stegosaurus mbahet më 17 korrik. Zyrtarët e Sotheby’s thanë se kurrë më parë nuk patën në shitje një kësi dinosauri. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme