Erza Muminoviq, në gjysëmfinale të kampionatit botëror U21 në xhudo NULL NULL nga Jon Ajeti 06.10.2021 14:36 nga Jon Ajeti 06.10.2021 14:36 Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ka arritur në gjysmëfinale të kampionatit Botëror U21 të xhudos, që po mbahet në Olbia të Italisë. Erza deri në gjysmëfinale arriti duke fituar tri luftëra, ndërsa një raund e kaloi pa luftë në kategorinë deri -52 kg. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 5 kontinente, 72 shtete, 495 garues, 285 meshkuj dhe 210 femra.