Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve NULL NULL 06.10.2021 17:21 06.10.2021 17:21 Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë. Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë, transmeton Klankosova.tv. Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë. Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale. KOK përgëzon suksesin madhështor të Erzës dhe gjithë komunitetit të xhudos.