Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ermal Meta fiton “Sanremo 2018” (VIDEO)

NULL NULL
11.02.2018 11:15

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali.

Dueti i tij me Fabrizio Moro i titulluar ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) u rendit i pari pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut, njofton Klan Kosova.

Në Sanremo 2018, kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nuk i shpëtoi polemikave.

Kënga e tyre u pezullua fillimisht pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar.

Sipas tij, kjo ishte një këngë krejt tjetër me një përmbajtje dhe fabul tjetër.

Tashmë kënga është një himn kundër akteve terroriste. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë, shkruan Lapsi, njofton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

lajme të ngjashme