Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erion Veliaj thotë se ky është mandati i tij i fundit në bashkinë e Tiranës

NULL NULL
16.05.2023 23:34
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Erion Veliaj, ka konfirmuar se ky do të jetë mandati i fundit i tij në bashkinë e Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka caktuar si rregull që një person të qëndrojë vetëm 3 mandate, por nuk është se i ka qëndruar me kaq rigorozitet këtij rregulli.

Edhe vetë Veliaj duket se e ka paralajmëruar shumë herët se nuk do të kërkojë një tjetër mandat.

”Ky është mandati im i fundit në bashkinë e Tiranës. Do e lë shenja. Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Presim vendim i gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste”, tha Veliaj.

Ai siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj.

Në 1.118 qendrat e votimit në Tiranë 158 688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100 351 vota për Belind Këlliçin.

Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58 337 të cilën nuk e ka pasur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.

lajme të ngjashme