Ergyn Ahmeti largohet nga KF Drita NULL NULL 17.06.2021 18:52 17.06.2021 18:52 Futbollisti Ergyn Ahmeti edhe pse ka pasur kontratë me ‘Intelektualët’, pas një takimi me klubin, ata kanë ndarë rrugët, ka bërë të ditur KF Drita përmes një postimi në rrjetin social facebook. Sipas postimit, mesfushori “nuk ishte i kënaqur me hapësirën që e kishte” te klubi, njofton Klankosova.tv. “Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht”, thuhet në njoftim të klubit. Ergyn Ahmeti iu kishte bashkuar Dritës vitin e kaluar, dhe ka pasur 25 paraqitje për ‘Intelektualët’ ndërsa ka pasur dy asistime në sezonin 2020/21. Postimi i plotë i klubit.