Erërat e forta rrëzuan disa lisa në parqet e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 04.04.2023 20:27 nga Mërgime Taraku 04.04.2023 20:27 Erërat e forta bënë që disa lisa që gjendeshin në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet të bien për toke. Nga rrëzimi i tyre pësoi çatia e një shtëpie, por më lehtë nuk shpëtoi as një makinë. Andaj, kjo gjendje sipas banorëve, erdhi edhe si pasojë e reshjeve të borës. Pos, parkut të qytetit, lisat u rrëzuan edhe në atë të Taukbahqes. Qytetarët kërkojnë që komuna të ndërmarrë masa që të mos përsëriten gjërat e tilla, pasi që drunjtë janë goxha të vjetër. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se në koordinim me Hortikulturën do të bëjnë identifikimin e drunjve të vjetër për t’i larguar. I pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, bëri një lutje për qytetarët që të mos i frekuentojnë këto pjesë. klankosova.tv