Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan urdhëron arrestime pas karikaturës “provokuese” të profetëve

NULL NULL
02.07.2025 09:31

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dënuar ashpër një karikaturë të publikuar në një revistë satirike, duke e quajtur atë një “provokim të ndyrë”, pasi thuhet se paraqet profetin Muhamed dhe profetin Moisi.

Kjo ka nxitur reagime të fuqishme nga konservatorët fetarë në Turqi, transmeton klankosova.tv.

Karikatura, e publikuar disa ditë pas përfundimit të një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, duket se tregon profetin Muhamed dhe profetin Moisi duke shtrënguar duart në qiell, ndërsa poshtë tyre duken raketa që fluturojnë në një skenë lufte.

Katër karikaturistë u arrestuan të hënën për shkak të ilustrimit.

Ngjarja sipas bbc, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën turke, me akuza për fyerje të shenjtërisë së profetëve dhe nxitje të tensioneve fetare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.