Era e fuqishme në Drenas rrëzon lisin – Komuna intervenon duke e larguar e pastruar vendin NULL NULL 26.07.2025 19:39 26.07.2025 19:39 Sot gjatë ditës, në qytetin e Drenasit është regjistruar një erë e fuqishme që ka shkaktuar rrëzimin e një lisi të madh në një pjesë të qytetit. Komuna e Drenasit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pa shkaktuar lëndime në njerëz, por pema e rrëzuar ka penguar qarkullimin dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe automjetet. “Menjëherë pas marrjes së informatës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, ka reaguar me shpejtësi, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrë për largimin e pemës së rrëzuar”, thuhet në njoftim. Në fund shtohet se ekipet kanë punuar në kohë të shkurtër për të pastruar hapësirën dhe për të rivendosur normalitetin. /Klankosova.tv