Episod festiv fantastik i serialit “Çka ka shpija” NULL NULL 02.01.2025 19:13 02.01.2025 19:13 Në mesin e emisioneve magjike festive në Klan Kosova, padyshim që është edhe episodi i mrekullueshëm i serialit “Çka ka shpija”. Pos sekuencave komike që e çdo herë karakterizojnë këtë shfaqje televizive në Klan Kosova, për Vitin e Ri atmosfera e kësaj shtëpie, kulmoi edhe me muzikë për të gjitha gjeneratat, njofton Klankosova.tv. Produksioni i serialit më të shikuar në vend, u kujdes që për shikuesit e televizionit Klan Kosova, të kulmojë në edicionin festiv me një skenar të pasur, nga plotësimi i dëshirave të shikuesve fëmijë e deri tek më të moshuarit. Shijojeni festën e shfaqjes së parë për vitin 2025 të “Çka ka shpija”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.