Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enzo Fernandez objektivi kryesor i gjigantit spanjoll

NULL NULL
16.03.2026 14:20

Mesfushori argjentinas i Chelseas, Enzo Fernandez, mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga Spanja, ai është bërë objektivi kryesor i Real Madridit për përforcimin e mesfushës.

25-vjeçari, kampion bote me Argentinën, vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë falë aftësisë për të organizuar lojën dhe për të dhënë ekuilibër në mesfushë.

Ndërkohë, edhe Paris Saint‑Germain po e ndjek nga afër situatën e tij, por klubi madrilen e sheh argjentinasin si përforcimin ideal për të ardhmen e mesfushës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme