Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë NULL NULL 14.02.2026 16:34 14.02.2026 16:34 Ish-ministri i jashtëm, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen e tij zyrtare, Hoxhaj shihet duke udhëtuar me tren për në Munich, ku ka konfirmuar në përshkrimin e videos se po shkon drejt Konferencës së Sigurisë në Munich. Pjesëmarrja e Enver Hoxhajt në këtë Konferencë është e rregullt e përvjetshme, dhe kujtojmë kur ai takoi në po këtë Konferencë, dy vite më parë edhe Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance. /Klankosova.tv