Enrique adreson situatën me Dembelenë NULL NULL 30.09.2024 22:20 30.09.2024 22:20 Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, e ka adresuar mospërfshirjen e Ousman Dembelesë në listën e lojtarëve kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve. “Nuk do ta nxjerr një sagë nga e gjithë kjo, ka pasur thjesht një problem në lidhje me obligimet e tij kundrejt ekipit”, ka thënë Enrique. “E dua më të mirën për ekipin, andaj e lashë jashtë. Nuk ka pasur ndonjë grindje mes meje dhe Dembelesë”.