Ende nuk dihet se kush i vendosi detonatorët në veri të vendit (VIDEO) NULL NULL 17.11.2025 07:31 17.11.2025 07:31 Foto nga ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla Policia e Kosovës, gjatë ditës së diel ka bërë të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq. Këta detonatorë, bazuar në publikimin e fotografive nga ana e ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ishin të kamufluar mjaft mirë, në afërsi të një lumi, transmeton Klankosova.tv. Sveçla, po ashtu ka deklaruar se Serbia po planifikon të kryejë sulme terroriste në Kosovë. Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, ende nuk dihet se nën posedimin e kujt kanë qenë këto mjete. Ai po ashtu tha se hetimet lidhur me rastin, veçse kanë nisur.