Ende në arrati hajnat që plaçkitën mbi 600 mijë euro në një argjendari të Prishtinës NULL NULL 20.01.2026 07:43 20.01.2026 07:43 Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Sipas burimeve të Klankosova.tv, vlera e dëmit arrin rreth 600 mijë euro, ndërsa dyshohet se gjatë grabitjes është vjedhur edhe DvR-ja. Hajnat dyshohet se kanë depërtuar në lokal duke shpuar dhe thyer murin. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se njësitë e hetimeve, në koordinim me prokurorinë, janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar. Ndërkohë, gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi në emisionin “Ora Shtatë” tha se ende, sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast. I njëjti shtoi se argjendaria është e rrethuar nga një shtëpi e pabanuar, gjë që mund ta ketë bërë më të lehtë depërtimin e hajdutëve në lokal. /klankosova.tv Argjendaria në Prishtinë u vodh nga hajnat, Policia e konfirmon rastin Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari