Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emocionet e papërshkrueshme të familjarëve të futbollist të Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani

NULL NULL
20.06.2024 14:47
Familjari i Ylber Ramadanit, Gazmend Ramadani
Familjari i Ylber Ramadanit, Gazmend Ramadani

Shqipëria në kuadër të Kampionatit Evropian, ka shënuar barazim me Kroacinë, në një ndeshje të jashtëzakonshme.

E njëri nga familjarët e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadanit, Gazmendi ka treguar për emocionet e papërshkrueshme të këtyre ndeshjeve, si dhe për pjesëmarrjen e Ylberit, njofton Klankosova.tv.

Ai për Ylberin thotë se ka punuar shumë, është stërvitur shumë andaj ka arritur ëndrrën e tij.

“Janë emocione të papara, si me ndeshjen me Italinë, si dje me Kroacinë, emocione që nuk përshkruhen me fjalë, lojtarët kanë dhënë maksimumin, na kanë emocionuar me ndeshje fantastike”, tha Gazmend Ramadani për Orën Shtatë të Klan Kosova.

“E kemi përjetuar shumë mirë, në fillim ai ka luajtur në kombëtaren U21 për Shqipërinë. Kur e ka marr ftesën ka qenë diçka e jashtëzakonshme, diçka që nuk e kemi pritur. Jemi gëzuar shumë, pa masë, kemi pasur lot gëzimi, diçka e papritshme që Ylberin ta ftojë Kombëtarja A”.

“Ylberi ka punuar shumë, qysh në fëmijëri, e ka dashur futbollin gjithë, e ka dashur me zemër, është stërvitur shumë, ka pasur disiplinë, njeri familjar,e me punë e ka arritur ëndrrën”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.