Emisioni “Sports Show” sonte në Klan Kosova NULL NULL 13.10.2024 18:30 13.10.2024 18:30 Kosova triumfon në Lituani por a bindi me lojën që tregoi? Rikthimi i Edon Zhegrovës me gol dhe debutimi i portierit Amir Saipi. Shqipëria pësoi humbje ndaj Çekisë por vëmendje në këtë ballafaqim morën banderolat anti Kosovë nga tifozët çek. A është dashur të kërkohet largimi i transparentëve për të vazhduar ndeshja? Kosova u përfshi edhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Thirrjet nacionaliste të serbeve u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar në Leskovc teksa nuk munguan edhe sloganet poshtëruese ndaj vendit tonë. Fushata e Serbisë ndaj Kosovës vazhdon pa ndërprerje por sa janë të zëshëm kundër kësaj. Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë? Granit Xhaka duket se ka bërë “paqe” me serbët. Ai i përshëndeti një e nga një të gjithë futbollistët e Serbisë pas ndeshjes, edhe pse u fishkëllye nga tifozët vendas. Për këto e shumë gjëra të tjera do të diskutojmë sonte me këta të ftuar: Sports Show me Arlind Sadiku dhe Lorina Dula