Emiratet e Bashkuara do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të fëmijëve në Kosovë NULL NULL 07.07.2023 22:45 07.07.2023 22:45 Albin Kurti Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed. Kurti tha se u njoftua nga Zayed se Emiratet e Bashkuara do t’ia dhurojnë Kosovës 25 milionë dollarë për një spital të ri. “Më njoftoi se Emiratet e Bashkuara do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri për fëmijë në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS