Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emini-Sadiku: Përdorimi i Liotironinës për dobësim, i rrezikshëm dhe jashtë udhëzimeve mjekësore

NULL NULL
27.08.2025 21:34

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Merita Emini-Sadiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se disa të rinj dhe të reja me obezitet, po përdorin terapi me Liotiroinin për të humbur peshë.

Por kjo, sipas saj, po bëhet pa rekomandim të mjekut endokrinolog, dhe krejt po vjen nga ndikimi i rrjeteve sociale

Ajo tha se Liotironina, T3 ose Tiromel është hormon tiroidien sintetik dhe sipas saj, nuk duhet të përdoret për ulje peshe, sepse mund të shkaktojë palpitacione, aritmi, ankth, insomni dhe humbje të masës muskulore, përcjell Klankosova.tv.

Emini-Sadiku gjithashtu njoftoi se përdorimi i Liotironinës rrit rrezikun për osteoporozë dhe probleme kardiake dhe tha se është jashtë udhëzimeve, i pasigurt dhe i rrezikshëm.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të arsyeve se pse nuk duhet të përdoret Liotironina, sipas Merita Emini-Sadikut:

  • Nuk është i miratuar në Udhërrëfyesit klinike për menaxhimin e obezitetit.
  • Mund të shkaktojë hipertiroidizëm iatrogjen (palpitacione, aritmi, ankth, insomni, humbje të masës muskulore).
  • Rrit rrezikun për osteoporozë dhe probleme kardiake (aritmi por edhe insufiçiencë kardiake).
  • Humbja e peshës që ndodh nga përdorimi i saj është më shumë nga shkatërrimi i masës muskulore dhe dehidrimi, jo nga djegia e yndyrës në mënyrë të shëndetshme.
  • Pas ndërprerjes, shpesh ndodh rikthim i shpejtë i peshës.
  • Në udhëzimet ndërkombëtare (p.sh. Endocrine Society, ADA, AACE/ACE), trajtimi i obezitetit bazohet në:
  • Ndryshimin e stilit të jetës (ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik).
  • Përdorimin e terapisë farmakologjike të aprovuar për obezitet (p.sh. orlistat, liraglutide, semaglutide, tirzepatide etj).
  • Kirurgjia bariatrike, në raste të veçanta.
lajme të ngjashme