Emina Çunmulaj largohet me zemrën plot nga Kosova NULL NULL 27.10.2024 13:38 27.10.2024 13:38 Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, 24 orët e fundit i kaloi në Kosovë. Ajo erdhi në Prishtinë për të marrë pjesë në dasmën e Dafina Zeqirit e cila u mbajt mbrëmë, njofton Klankosova.tv. Çunmulaj sot postoi fotografi nga Peja duke njoftuar se po largohet nga Kosova me zemrën plot. “Kosova ime u kënaqa. Edhe pse vetëm 24 orë me ty, mu mbush zemra plot dashuri. Derisa të takohemi përsëri”, ka shkruar modelja e cila tash e disa vite jeton në Amerikë ku edhe ka krijuar familje.