Emily Ratajkowski mban qafore me inicialet e burrit NULL NULL 07.08.2019 23:00 07.08.2019 23:00 Emily Ratajkowski duket se është akoma në muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard. Modelja 28 vjeçare, që e ka kurorëzuar dashurinë me aktorin dhe producentin në muajin shkurt të vitit 2018, është parë me një qafore që mban inicialet e bashkëshortit të saj. Ratajkowski në një fotografi që e ka postuar në Instagram kishte vendosur disa qafore me ngjyrë ari, ku njëra nga to e mbante shkronjën “S” që ishte e dizajnuar nga UNOde50 (65 dollarë). Modelja e kishte vënë edhe një qafore tjetër që mbante shkronjën “R” dhe që e simbolizon mbiemrin e saj, transmeton Klan Kosova. https://www.instagram.com/p/B0y3Lt1BdTo/?utm_source=ig_embed Kjo nuk është hera e parë që modelja mban në qafore inicialet e emrit dhe mbiemrit të saj. Ajo vazhdimisht e mban një qafore që ka shkronjën “R” dhe që është e dizajnuar nga Zoe Lev (620 dollarë). Madje, edhe bashkëshorti i saj i ka dhuruar një zinxhir që mba shkronjën “S” me gur diamanti, shkronjën “R” nga Zoe Lev dhe një varëse portreti me një fotografi të çiftit me qenin e tyre Columbo të rrethuar po ashtu me gurë nga diamanti. Ajo e ka cilësuar këtë si “dhuratën më të mirë për ditëlindje”. Por, duket se bashkëshorti nuk e inspiron modelen e njohur për bizhuteri, por për diçka tjetër. Ai është ‘fajtori’ kryesor për modelet më të reja të bikineve në linjën e rrobave të Emily Ratajkowskit. Modelja kohë më parë kishte njoftuar përmes llogarisë së saj në Instagram se ajo është duke e zgjeruar linjën e saj të rrobave Inamorata duke kombinuar bikinet me këmisha – dhe krejt kjo falë bashkëshortit të saj, 32 vjeçarit Sebastian Bear-McClard. “Unë gjithmonë i ‘vidhja’ këmishat e Sebos, prandaj vendosa që ne duhet t’i kemi këmishat tona”, kishte shkruar ajo poshtë fotografisë ku shihet e veshur me një palë bikine interesante që pjesa e sipërme është tamam si këmishë. View this post on Instagram I was always stealing Sebo’s shirts so decided we should have our own. Slim fit, cute shape, match your favorite @inamoratawoman print suit or wear it on its own 💓 Online now! A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on Jul 23, 2019 at 8:55am PDT