Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emery: Kundër Liverpoolit luajmë më shumë se për krenari

NULL NULL
02.05.2022 18:50

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, ka insistuar që klubi i tij, të martën, do të luajë për krenari, por beson se mund ta mposhtë Liverpoolin dhe të kalojë për herë të parë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nëndetësja e Verdhë u mposht 2:0 nga të Kuqtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Anfield Road”, ndërkaq tani ka punë për ta përmbysur atë rezultat.

“Në ndeshjen e parë ata ishin më të mirë, ama nesër nuk do të luajmë vetëm për krenari, por do të luajmë që të fitojmë,” ka thënë Emery në konferencë për media.

“Liverpooli këtë stinor nuk e ka humbur asnjë lojë me më shumë se dy gola disavantazh, andaj ne do të duhet ta luajmë lojën e përsosur, që të jemi të mrekullueshëm në secilën gjë. Do të na duhet t’i gjejmë shumë prej dobësive të tyre”.

lajme të ngjashme