Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elshani e konfirmon vetaksidentin e policisë në fshatin Grabovc të Zveçanit

NULL NULL
13.12.2024 21:14
Foto arkiv: Policia e Kosovës.
Foto arkiv: Policia e Kosovës.

Rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit ka ndodhur një vetaksident i një autoblinde të Policisë së Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka thënë se në mjetin e blinduar ishin disa zyrtarë policorë.

“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Elshani.

Klankosova.tv ka biseduar edhe me Spitalin e Mitrovicës së Jugut. Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media, ka thënë se duke marrë tretman mjekësor janë tetë zyrtarë policorë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme