Elon Musk fshin postimin që jepte shenja për një bashkëpunim me Kanye West NULL NULL 18.10.2022 15:05 18.10.2022 15:05 Miliarderi i Teslas dhe pronari i mundshëm i Twitter-it, Elon Musk, ka fshirë një postim në Twitter që dukej se po paralajmëronte një bashkëpunim të mundshëm sipërmarrës me rep artistin Kanye West, pavarësisht nga fyerjet dhe sulmet e fundit antisemitike të këtij të fundit ndaj George Floydit. Së fundmi, Musk ndau një foto montazhë nga një sekuencë e anime serialit “Dragon Ball”, ku dy personazhe mund të bashkohen në një qenie shumë efektive duke prekur gishtat. Në versionin e tij, themeluesi i Teslas është edituar në njërin personazh, së bashku me logon e Twitter-it, ndërsa fytyra e Westit është vendosur mbi personazhin tjetër, me markën e Parler, rrjetit social djathtist që West e bleu së fundmi. “Kohë argëtuese na presin përpara”, shkroi Musk poshtë fotos, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Disa orë më vonë, i njëjti postim në Twitter u fshi, por cicërima sigurisht që la gjurmë. Postimi i fshirë që nga ajo kohë vjen në mes të ofertës së Muskut për të blerë platformën Twitter, të cilën ai e ringjalli në tetor pasi paraprakisht bëri një përpjekje për të dalë nga marrëveshja, duke nxitur një padi nga rrjeti social për të bërë presion mbi blerjen. Miliarderi dhe rep artisti kontrovers janë njohur prej disa kohësh. West kishte vizituar ndërmarrjen hapësinore të Muskut, “SpaceX” që në vitin 2011 dhe dyshja shpesh janë fotografuar bashkë që nga ajo kohë. Dyshja akoma nuk kanë konfirmuar një bashkëpunim zyrtar. /Klankosova.tv