Eliminohet Loriana Kuka NULL NULL 10.03.2024 13:25 10.03.2024 13:25 Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga Grand Prix Upper Austria, që po mbahet në qytetin e Linzit. Ajo u mposht në xhiron e dytë, nga kroatja, Karla Prodan. Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Xhudistja kosovare në xhiron e parë fitoi ndaj italianes, Irene Caleo. Pas eliminimit të Loriana Kukës, Kosova e mbyll pa medalje Grand Prixin e xhudos në Austri.