Elezaj për viktimat e luftës që rivarrosen sot: Eshtrat e tyre pushojnë të lirë në tokën e Kosovës NULL NULL 04.04.2025 13:18 04.04.2025 13:18 Zenun Elezaj, kryetar i Klinës Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka bërë homazhe në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, për tetë viktimat e luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur. Ai ka thënë se eshtrat e martirëve nga sot pushojnë të lirë dhe të qetë në tokën e Kosovës. “Masakra e Kralanit dhe shumë të tjera janë dëshmi që Serbia jo vetëm që vrau civilë të pafajshëm, por edhe fshehu dëshmitë e krimit”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Elezaj ka ftuar institucionet të punojnë me seriozitet dhe përkushtim maksimal për gjetjen e personave të zhdukur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025