“El Maestro” mbledh artistët e vegjël NULL NULL 20.05.2016 10:07 20.05.2016 10:07 Nesër në Prishtinë mbahet Festivali i Muzikës dhe Artit për fëmijë “El Maestro”, i cili organizohet nga Shkolla e Muzikës Misbah & Friends dhe Rotary Club Prishtina. “Kauza për të cilën organizohet ky festival është që t`i dilet në përkrahje Strehimores Shpresa dhe Shtëpive të Fëmijëve SDSF e cila ofron strehim të përkohshëm për fëmijët pa kujdes prindëror, viktimat e dhunës në familje, fëmijët e abuzuar dhe viktimat e trafikimit të nivelit të ulët të rrezikut nga tërë Kosova”” bëhet e ditur në një njoftim për media të organizatorëve të këtij aktiviteti, transmeton Klan Kosova “El Maestro” i cili organizohet për herë të dytë në Kosovë ka për qëllim afrimin dhe shkëmbimin e përvojave të artistëve të vegjël, mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore ne Kosovë. Po ashtu qëllimi i këtij festivali është që të sjell në skenë talent nga fusha të ndryshme të artit dhe muzikës, duke filluar nga balerinët, instrumentistët, kori e deri tek piktorët e talentuar.