Ekziston një leopard në këtë fotografi (FOTO) NULL NULL 16.08.2016 18:30 16.08.2016 18:30 Sudhir Shivaram thotë se ka një leopard të madh në këtë fotografi – por disa nga miqtë e tij nuk e besojnë... Kjo fotografi ka diçka që ndoshta në shikim të parë nuk mund ta vëreni. Po bëhet fjalë për një leopard të veçantë i cili është i fshehur brenda fotografisë së shkrepur në shkëmbinjtë e Rajasthan, India, transmeton Klan Kosova. Sudhir Shivaram ka fotografuar kafshën dinake kur ai ka eksploruar në qytetin e vogël të Bera. Sudhirm 43 vjeçar, po shpresonte për të parë leopardin e madh, kur ai e vizitoi zonën që është njohur për ta. “Leopardi kishte dalë nga strofka e tij dhe ishte duke pushuar”. “Kam mbajtur një distancë të mirë prej saj kështu që ajo nuk u shqetësua”. “Leopardi ishte pak jashtë qendrës, kështu që është me të vërtetë e vështirë për ta gjetur”. “Vetëm pak njerëz kanë mundësi ta shohin në shikim të parë”.