Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

NULL NULL
02.07.2024 15:09
Policia e Kosoves
Policia e Kosoves

Policia përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dje e ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të kosovarit A.R., i vitit 1995.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej 2 vite e 4 muaj për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje'”.

“Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.