Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, kishte inskenuar vdekjen e tij më 2021-në

NULL NULL
08.05.2025 13:49

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Italia në Shqipëri një 50-vjeçar, i cili në vitin 2021 kishte inskenuar vdekjen e tij në Pukë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti është shtetas italian dhe është me inicialet D.P.

“Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç”.

“Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: ‘Mashtrimi’,’Dhunimi i varreve’,’Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’,’Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Kalimi i paligjshëm i kufirit'”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2021, ky person dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij.

lajme të ngjashme