Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe një burrë të kërkuar ndërkombëtarisht NULL NULL 27.02.2026 23:00 27.02.2026 23:00 Policia e Kosovës, të enjten e 26 shkurtit ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar M.Q nga Italia për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritete italiane pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet kosovare për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse, transmeton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së sotme është realizuar ekstradimi nga Gjermania për në Kosovë e shtetases nga Shqipëria V.L pasi që e njëjta kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për shkak të veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. E dyshuara pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore. Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe të dy shteteve përkatëse, atyre Italiane dhe Gjermane.